Ndërkohë, teksa kontaktuam më aktoren Teuta Krasniqi, ajo ishte duke e ushqyer vajzën, Tarën, ndërsa ishte në pritje të ardhjes së Bleros nga Suedia.

Momentalisht jam duke e ushqyer Tarën dhe po e presim Bleron që të vijë nga Suedia ku ka shkuar vetëm për 48 orë. Për drekë të Bajramit jemi të ftuar te prindërit e mi, ku mami dhe motra kanë përgatitur drekën edhe për ne.

Aty do të mblidhemi të gjithë, babi, mami, motra, vëllai, Memli me bashkëshorten dhe vajzën e tij, si dhe ne të tre dhe do të festojmë të gjithë bashkërisht.

Këtë herë ishte mirë edhe për Bleron pasi që pati rastin që natën e festes ta festojë me familjen e tij, ndërsa ditën me mua, Tarën dhe familjen time.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here