Teuta Matoshi-Duriqi me veshje kombëtare në Milano e DubaiKatër dizejnatorëve nga Kosova që do të paraqiten në Milano dhe Dubai me veshjet e tyre, do t’u bashkohet edhe Teuta Matoshi-Duriqi.

Pas një takimi me presidentin e “Fashion Week in Milano”, Mario Boselli, kreatorja ka marrë ftesën që edhe kreacionet e saj të prezantohen në Milano dhe Dubai, transmeton Telegrafi.

Në skenat e mëdha të kësaj jave të modës, Teuta do të paraqitet me veshje me motive kombëtare.

Veç Teutës ditë më parë si pjesëmarrës në këto sfilata u konfirmuan edhe emrat e Blerina Kllokoqi-Rugova, Valdrin Sahiti, Flutura Dedinja dhe Krenare Rugova./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here