Të gjithë e dinë se pas pjesëmarrjeve (dy herë radhazi, 2007 dhe 2008) në festivalin Polifest që zhvillohet në Kosovë, Dafina Zeqiri fitoi më së shumti famë falë bashkëpunimit me Bleron, “La vida loca”.

Shumë persona janë të bindur se vajza që shfaqet thuajse gjysmë nudo në klip, duke bërë lëvizje mjaft provokuese, është pikërisht Dafina, edhe pse vetë Bleroja e ka mohuar më parë këtë gjë.

E vërteta është se tanimë super e njohur, Dafina e hitit “Dangerously in love”, e cila për kopertina gazetash e revistash ka “luksin” të kërkojë para, i ka bërë dalje thuajse gjithë miqve të saj artistë, që nga Bleroja; producentit të albumit të saj të parë,Genc Prelvukaj e deri siç thuhet te Zanfina Ismajli, me të cilën është shoqëruar jashtëzakonisht shumë gjatë kohës që po ngjiste shkallët e karrierës. S

ipas disa burimeve në Kosovë, e shoqja e Bleros, aktorja e njohur Teuta Krasniqi (e motra e Memli Kasniqit), e ka xhelozuar Dafinën që kur ajo u paraqit duke bërë striptizë mbi makinë në klipin e Bleros “La vida loca”.

Që prej asaj kohe, dy këngëtarët nuk janë parë asnjëherë së bashku, madje as nëpër koncerte nuk takohen apo flasin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka detajuar natyrën e konfliktit.

Teuta, anokohe e dashura e Bleros, ndërsa tashmë gruaja e tij, duket të ketë ushtruar “autoritetin” e saj mbi këtë marrëdhënie. Sot që shkruajmë, Dafina pret të lançojë hitin e radhës, “Swag”, xhirimet e së cilit kanë mbaruar, por duke qenë se menaxheri i saj Drin Zatriqi është arrestuar, vonesat janë të kuptueshme!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here