Teuta Krasniqi përkrah Tunën: Klip fenomenal, artiste e madheNjë prej aktoreve më të kërkuara shqiptare, Teuta Krasniqi, ka dalë publikisht në përkrahje të yllit të muzikës moderne shqiptare, Tunës, duke thënë se ka qenë fenomenale në këngën dhe klipin e ri.

Sipas Teuta Krasniqit, Tuna në videoklipin e ri e dëshmoi se është këngëtarja më e madhe e muzikës moderne shqitpare, duke thënë se përgatitja artistike në videoklipin me vallëzim si dhe kënga janë fenomenale.

Fotografia është pasuar me disa komente negative, ku Teuta Krasniqi i është përgjigjur fansave duke sqaruar nivelin artistk që duhet të ketë një artist për të relaizuar një projekt të tillë dhe vështirësitë në për të cilat kalon.

Kënga e re e Tunës është pritur në mesin e shumë komenteve kontraverse nga dëgjuesit shqitparë, pasi kënga është në gjuhën angleze e dedikuar për tregun ndërkombëtar ku tashmë është pritur mirë edhe nga këngëtarë dhe rrjete e mëdha të muzikës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here