Teuta Krasniqi i rikthehet televizionitAktorja Teuta Krasniqi ka vendosur që t’i rikthehet njërës prej dashurive të saj, televizionit.Ajo së shpejti do të nis emisionin e ri të titulluar ‘Mes nesh’ që thuhet se do të bazohet në një format ku mysafirët do rrëfejnë para saj përjetime personale. Ky program hyn në vargun e disa të tillëve me vulën e aktores që ndër vite kanë rezultuar të sukseshëm.

Emri i emisionit rezulton paksa familjar pasi kohë më parë, Teuta ishte nikoqirja e programit ‘Lidhja mes nesh’ nga i cili patën përfituar strehë dhjetëra familje në mbarë Kosovën.

Ndryshe, aktorja paralelisht po merret edhe me kursin iStar që si target ka talentët e rinjë në moshë, të sferave të ndryshme të artit. /Prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here