teutaTeuta Krasniqi është përherë e pëlqyer, e dashur dhe nxit kureshtje. Ajo asnjëherë nuk bëhet bajat, as si prezantuese, as si aktore, shkruan “Kosovarja”.

Teuta pak kohë më parë është bërë nënë për herë të dytë. Në “Kosovare” flet për këtë ndjesi:“Po ndjej dyfish dashuri, lumturi dhe përgjegjësi.

Para se të lindte Kaia, gjatë kohës sa isha ende shtatzënë, mendoja se si do të kem mundësi ta dua edhe dikë tjetër me të njëjtën fuqi sa e dua Tarën dhe nganjëherë frikësohesha se mos më duhet ta ndaj atë dashuri përgjysmë, por ndodhi ajo mrekulli që dashuria u dyfishua, zemra u rrit dyfish.

Po ndihemi shumë të kompletuar edhe Tara edhe unë edhe Adonisi”, thotë Teuta për revistën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here