Teuta Kurti, e cila së shpejti do t’i japë fund beqarisë, gjatë një interviste për gazetën “Infopress” ka pohuar se këto ditë është e angazhuar rreth dasmës së saj.
Këngëtarja kosovare ka rrëfyer se fustanin i nusërisë do të jetë shumë i thjeshtë.

“Fustani që unë e dua është shumë i thjeshtë, shumë modest dhe është tipik amerikan. Kjo është ajo çka unë kam dashtë në jetë. Përndryshe, fustanet tjera janë fustane që mund t’i vesh kudo. Idetë kanë qenë të miat, kështu që pritet të pëlqehen në kanagjegjin (dasmën) tim”, ka thënë Teuta.

Teuta ka thënë se dasma do të jetë e ngjashme sikur e gjithë shqiptarëve, nuk do të jetë dasmë e madhe dhe do të mbahet në Pejë.

“Ceremonia sigurisht që do të jetë e ngjashme sikur ndodh tek të gjithë shqiptarët me krushq e me gjithçka tjetër. Nuk do të ketë dasmë të madhe. Do të kemi një ceremoni të vogël, e cila do të bëhet në Pejë e në të cilën, përveç të afërmve do të vijnë edhe shoqëria jonë. Nuk do të mungojë kurrsesi tradita jonë e që është gjëja primare të cilën unë e çmoj shumë”, ka pohuar Teuta.

Teuta po ashtu ka zbuluar se ata shpresojnë së shpejti të kenë edhe fëmijë.

“Nëse e dëgjojmë Dardanin do t’i kemi shtatë fëmijë, pasi ai do shumë. Por fatmirësisht, që të dy jemi dashamirës të fëmijëve. Kjo është njëra ndër arsyet pse edhe kemi përshpejtuar martesën, jo se jam shtatzënë, por që planifikojmë shumë shpejt të krijojmë familjen”, ka thënë më tej Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here