Tetë filma shqiptarë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit rus. Filmat do të shfaqen në Universitetin e Moskës me një projekt të përbashkët të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Moskë, njoftojnë mediet shqiptare.

Produksione të viteve të ndryshme do të përthekojnë “Javën e filmit shqiptar” që nis më 8 të këtij muaji. Ekrani në kinoklubin “Miqësia e Popujve” në Universitetin e Moskës ku studiojnë dhe shumica e studenteve shqiptarë, do të jetë nikoqir i filmave artistikë dhe dokumentarë. “Java…” hapet me dokumentarin dhjetë minutash “Shqipëria turistike” i cili do të reprizohet disa herë. 

Ai do t’i lërë vend filmit “Skënderbeu”, një bashkëprodhim i njohur shqiptaro-rus.  Një delegacion nga AQSHF-ja, i kryesuar nga drejtoresha Elvira Diamanti, do të jetë i pranishëm gjatë ditëve të shfaqjeve. Gjatë qëndrimit në Moskë, delegacioni do të zhvillojë takime me drejtuesit e Studios Qendrore të filmit dokumentar e mësimor në Moskë, institucion me të cilin AQSHF-ja ka një protokoll bashkëpunimi në sferën profesionale”, thuhet në njoftimin e AQSHF-së.

“Dashuri në kohe diktaturash” një rrëfim për martesat shqiptaro-ruse i realizuar nga  Genta Popa më 2009, “klasiku” “Nëntori i Dyte”, i vitit 1982 “Parullat”, i Gjergj Xhuvani, “Kolonel Bunkeri” i Kujtim Çashkut, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës janë disa nga filmat që do të udhëtojnë për në rusi. Në “Java e filmit shqiptar” do të zërë vend dhe filmi “Trishtimi i zonjës Schneider” i  Eno e Piro Milkanit, përderisa “Shqiptari” i Johannes Naberit do ta përmbyllë atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here