Sensacioni i të rinjve, Justin Bieber, do ta bëjë testin e ADN-së për të larguar dyshimin se është babai i fëmijës, të cilin e ka lindur 20-vjeçarja Mariah Yeater.

Sipas TMZ, Bieber do ta bëjë testin pas dy javësh, ndërsa ai planifikon ta padisë 20-vjeçaren nëse del se nuk është babai i fëmijës së saj.

Këngëtari ka thënë se dëshiron që t’i japë fund këtij skandali, prandaj u ka kërkuar avokatëve të tij që të kontaktojnë avokatët e Yeater për të marrë vendimin rreth laboratorit, i cili do ta bëjë testin.

Mariah Yeater ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Bieber në vjeshtën e vitit 2010 në Los Angeles dhe se ai është babai i djalit të saj, Tristyn, që ka lindur para tre muajsh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here