Kanye West ka parashtruar një pyetje për fansat e tij në Twitter nëse termi që ai përdorë nëpër këngët e tij, “bitch”, është i pranueshëm.

“Unë asnjëherë nuk e kam bërë këtë gjë më parë, por më intereson shumë të di… fjala “bitch” a është e pranueshme për ju?”

Ai gjithashtu shprehi interesim të dinte nëse kjo fjalë ka ofendruar ndonjë person.

Në fillim të këtij viti, u tha se partneri i West në turneun “The Throne”, Jay-Z kërkoi të mos përdoret më ai termë nëpër këngët e tij, pasi që gruaja e tij Beyonce lindi vajzën e tyre të parë, të cilën e quajtën Blue Ivy Carter. Por sidoqoftë, kjo deklaratë u hodhë poshtë nga përfaqësuesit e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here