Tendenca për këtë dimër ka qënë floku ngjyrë gështenjëBrunet preferojnë të celin flokët. Duket se tendenca për këtë dimër ka qënë floku ngjyrë gështenjë. Specialistët në parukeri pohojnë se tendenca është drejt kafes natyrale, dhe VIP-at nuk kanë mbetur pas.

E para që ka rënë në sy për një ndryshim të ri ditët e fundit është Jozefina Topalli. Kryetarja e Parlamentit dhe një ndër zërat kryesorë të Partisë Demokratike ka celur kohët e fundit ngjyrën e flokëve.

Nga zonja me flokë të zeza që ishim mësuar të shihnim përherë, Topalli vjen me një look të ri, flok geshtenjë, më pak tualet duke sjellë një Kryetare Parlamenti më të freskët për këtë fund viti.

Tendenca për këtë dimër ka qënë floku ngjyrë gështenjëPor, ajo që ka rënë në sy për ndryshimin e lukut ka qënë Amarda Toska. Më flokët historikisht të zeza, Amarda më në fund ka vendosur të ndryshojë. Në sezonin e ri të spektaklit me humor “Portokalli”, Ami vjen me flokë me ngjyrë të hapët.

Hijeshia me flokët e hapur sërish nuk na bën të harrojmë Amin më flokë pis të zeza që ju servirim në foto. Ekperimentin me ngjyrën kafe kohët e fundit e ka realizuar dhe këngëtarja Rovena Stefa, ndërsa Soni Malaj prej 1 viti ka hequr dorë nga floku i zi duke ardhur në skenë me alternativat e kafes.

Tendences se re tentoi ti bashkohej dhe Xhemi Shehu, por pa sukses, u rikthye direkt ne brune. Por pas nuk mbetet dhe Bleona Qerreti që edhe pse brune natyrale e më pas kuqe, muajt e fudnit ka rënë rehat me gështenjën e hapur./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here