Para se të vendoste të konkuronte në “Miss Shqipëria 2009”, ka qenë pjesë e trupës së baletit të televizionit “Klan”. Më pas erdhi “Miss Shqipëria”.

Më tej ishte spektakli televiziv “Netët e klipit shqiptar”, një projekt ky që zgjati rreth 14 javë, ku prezantonte së bashku me aktorin Alert Çeloaliaj. Për të ardhur më pas në televizionin “Albanian Screen”, në emisionin “Jo vetëm hite” dhe që nga dita e hënë në emisionin më të ri në AS, “Mëngjes me Endrin”.

Kur fitoi titullin “Miss Inteligjenca” në vitin 2009, nuk e kishte menduar që karriera e saj televizive do të ishte kaq dinamike, por gjithsesi e kishte projektuar që do të ishte në televizion. Ajo është mysafirja jonë në SHF, për të na treguar më shumë për veten, dashurinë për televizionin dhe kriminalistikën…

Borana, çfarë marrëdhënieje keni me mëngjesin, me kafen, me zgjimin…?

Si të gjithëve, edhe mua më pëlqen të rri pak më gjatë në shtrat në mëngjes. Por duke qenë se jam ende në shkollë, kjo është paksa e pamundur. Me nisjen e emisionit, kur do të më duhet të zgjohem në 5 të mëngjesit, do të jetë pak e vështirë. Kafeja? Është e domosdoshme për të nisur ditën, personalisht nuk e konsideroj veten të varur nga kafeina. Maksimumi dy filxhanë kafe në ditë…

Por do të ndryshojnë mëngjeset tuaja duke filluar nga kjo e hënë…

Sigurisht që do të ndryshojnë. Dita ime do të ketë një tjetër ritëm. Do të fle më herët dhe do të zgjohem më herët. Do të bëj 1 milion gjëra. Do të jem alegro etj.

Ishte pjesëmarrja në miss, një trampolinë për të nisur një karrierë televizive?

Do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Pjesëmarrja në “Miss Shqipëria 2009” më ka dhënë një dorë në realizimin e projekteve. Miss Shqipëria ishte vetëm hallka e parë e një zinxhiri të gjatë projektesh. Këtu dua të falënderoj (jo se duhet, por dëshiroj) “Albanian Screen” për mundësinë dhe mbështetjen që më ka ofruar për gjatë këtyre dy viteve që unë kam prezantuar programin “Jo vetëm hite”

Një ish-miss, studente në juridik dhe prezantuese televizive, si shkojnë këto të tria bashkë?

Në harmoni me njëra-tjetrën. Pjesën e parë të ditës jam në studio, në mesditë në auditor dhe në mbrëmje thjesht Bora.

Sa të ka ndihmuar pamja e jashtme në punë?

Më shumë sesa pamja e jashtme do të thosha se më ka ndihmuar zëri. Por nuk do të lë pa përmendur edhe formimin tim si balerinë. Nëse arrin të flasësh me gjuhën e trupit, artikulimi me fjalë bëhet më i lehtë, sepse mesazhin e transmeton njëkohësisht në dy gjuhë.

“Frika më e madhe? Të zgjohem në mëngjes e vetme” – thotë Borana

Çfarë është lumturia absolute për Boranën?

Harmonia me veten

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dashuria për jetën.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Kur ju përgjigja pyetjes së dytë.

Hera e fundit që u përlotët?

Dje teksa po shikoja një film më Anne Hathaëay.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Do të thosha vullneti.

Defekti juaj kryesor?

Nëse dëshira për të eksperimentuar mund të quhet defekt, atëherë ky është defekti im kryesor.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Nuk toleroj asnjë gabim.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Helenën e Trojës, sepse e marr kalanë nga brenda (qesh).

Udhëtimi juaj i preferuar?

Pa as më të voglin dyshim, në Rusi.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Besnikërinë dhe respektin.

Tek një grua?

Sinqeritetin dhe moralin e lartë.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Snoë Patrol – “Chasing cars”.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

Sigurisht që “Xha Gorioi” i Balzakut. Për herë të parë e kam lexuar në moshën 14 vjeç.

Piktori juaj i dashur?

Edgar Degas, i njohur ndryshe edhe si piktori i balerinave.

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Ende po e pres suksesin e madh.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Dhunën.

Frika juaj më e madhe?

Të zgjohem në mëngjes krejt e vetme.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Gënjeshtra “të mira” themi të gjithë.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Ende jo …

Cila është motoja juaj?

Sot duhet të bësh diçka të re.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Kam kohë për ta menduar.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit për jetën dhe familjen

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Ankth për zgjimin që në 5 të mëngjesit (qesh).

Edhe juriste!

Borana e sheh veten edhe një juriste të zonjën në një të ardhme, qoftë edhe me disa “kushte” të vogla që ia ka vënë vetes. Fjala vjen avokatia nuk e tërheq për fare dhe as çdo gjë tjetër që lidhet me të. Ndryshe nga sa mund të ofrojë fytyra e bukur dhe e folura e butë, Borana është e dhënë pas kriminalistikës, një degë krejtësisht mashkullore, që përfshin drejtësia. “Megjithatë kam dashur gjithmonë të marr një formim profesional edhe jashtë vendit”, thotë ajo. “Dëshiroj shumë të ndjek studimet master në SHBA, por ende nuk e di sa do të mund ta realizoj këtë. Ndihem shumë mirë me ambientin e punës dhe e kam të vështirë të shkëputem pikërisht tani. Po rritem profesionalisht, kam mbështetje dhe një program që e dua. Gjithsesi do të mendohem gjatë. Kam arsye të forta për të qëndruar në Shqipëri”, shprehet Borana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here