Kjo deklaratë e presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, pritet të shkaktojë reagime. Gjatë një interviste ai ka thënë se të ushqesh beben me gji është një skllavëri. Ai i është referuar gruas së tij, Karla Bruni, që sapo është bërë nënë.

“Karla ushqen beben me gji. Mendoj se është shumë e mirë sepse kjo e mbron nga alergjitë dhe infeksionet.

Por për gratë kjo është edhe gëzim, por është edhe një lloj skllavërie. Megjithatë, kjo i liron burrat nga faji për shkak se nuk kemi probleme me mbushjen e shisheve për ushqimin e bebeve. Nuk duhet të zgjohesh natën, megjithëse për solidaritet unë e hap një sy,” ka thënë Sarkozi.

“Por, Karla ka edhe një problem, ajo është e shqetësuar se nuk ka gjithmonë qumësht”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here