Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata përveç suksesit në karrierat përkatëse komentohen dhe për jetën e tyre private. Siç dihet  disa vite më parë ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Shumë të ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, Miriam dhe Albani publikojnë vazhdimit foto dhe video të Amelis që siç kanë treguar e ka me shumë qejf muzikën. Së fundmi, çifti i njohur është nisur për një udhëtim dhe kanë publikuar foto të ndryshme nga ditët e pushimit.

Mëngjesin e sotëm ata kanë rrëmbyer vëmendjen teksa kanë publikuar një foto shumë të bukur familjare. Në postimin që Miriam ka bërë në ‘Instagram’, shihet së bashku me Albanin dhe Amelin duke u përqafuar, ndërkohë që janë përball detit. Fotoja është pëlqyer shumë dhe të shumtë janë ata që i kanë cilësuar si familja perfekte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here