Me ish-bashkëshortin e Katy Perry, Russell Brand, zakonisht lidhen konotacionet negative, sidomos kur bëhet fjalë për femrat, pasi që mediat preferojnë ta quajnë një bandill të madh, megjithatë, ai ka edhe anën e tij të butë.

Në fakt, Russell Brand, të cilin ish e dashura Geri Halliwell, e quajti person të vështirë dhe kaotik, ka nxjerrë në pah bujarinë e tij kur së fundi, duke u kthyer nga studio, gjatë rrugës për në shtëpi u takua me një njeri të pastrehë, i cili ishte i shtrirë e pa fanellë në rrugë duke kërkuar lëmoshë.

Jo vetëm që i dha këmishën e tij, por, kur njeriu i pastrehë i kërkoi që t’i blinte një hamburger, ai ia zgjati dorën dhe e çoi në shtëpinë e tij.

Ai i ofroi atij mikpritjen në mënyrë që të freskohet dhe të hajë diçka kualitative. “Russell e pa se si ishte shtrirë në rrugë në një gjendje vërtet të tmerrshme. Për asnjë moment nuk kishte dyshime që t’i ofronte ndihmë. Kur njeriu i pastrehë i kërkoi që t’i blinte një hamburger, Russell i tha atij se do ta merrte në shtëpi për një vakt të shëndetshëm,” zbuloi një mik i komikut me zemër të madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here