Më ka rënë rasti që të bisedoj shumë me artistë, sidomos me meshkuj dhe kam kuptuar si gazetar se shumë prej tyre dëshirojnë të kenë një këngë me këngëtaren atraktive Genta Ismajli.

Në fakt një gjë të tillë, apo lajmi më i freskët është edhe i këngëtarit nga Shqipëria, Seldi, i cili në programin e natës në Top Kosova Radio ai e shprehu dëshirën që të ketë një bashkëpunim me Gentën.

Dhe intervista e botuar pak ditë më parë në gazetën tonë me këngëtarin Gena, ai mes tjerash thotë se do t’i pëlqente të kishte një duet me këngëtaren. Edhe Ermali në programin “Pro Shqip” në radio tha se mund të vijë një bashkëpunim me Gentën.

Ndërsa një lajm që mbeti vetëm i shkruar ishte kohë më parë ai me reperin Noyzi, që donte të kishte një duet me këngëtaren. Kështu dhe Big Mama tha ashtu sa për të thënë se do të ketë një bashkëpunim me Genta Ismajlin, madje ajo e trashi aq shumë saqë tregoi se do të bëjë dhe videon e kësaj këngë.

Uroj të mos thonë këto ditë se janë duke xhiruar këngën me Gentën, pasi këngëtarja të hënën ka udhëtuar në Amerikë te familja e saj. Kaq shumë e kërkuar Genta? Doja të thosha dhe unë do të kem një bashkëpunim me të, por jo pasi unë jam vetëm gazetar dhe jo këngëtar! M.GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here