Këngëtarja Bleona Qereti kurr më parë nuk ka qenë kaq e pranishme nëpër mediat shqiptare. Arsye për këtë është padyshim turneu i saj i ri, të cilin e ka nisur pak kohë më parë nëpër trevat shqiptare.

Ka disa ditë që ajo po qëndron në Prishtinë, ku po përcjell nga afër përgatitjet për koncertin e saj i cili do të mbahet sonte në sheshin Nëna Terezë.

Ne e shfrytëzuam këtë mundësi që ta intervistojmë këngëtaren e cila u shpreh shumë e gatshme të përgjigjej për indeksonline.

Indeksonline: Pas shumë kohësh ktheheni në Kosovë, çfarë ndjenë? A ke verejtur ndonjë ndryshim pozitiv apo negativ?

Bleona: Ardhjet në Kosovë me mbushin gjithmonë me energji pozitive. Ndihem si në shtepinë time këtu, pavaresisht se nuk jam vendase. Nga Kosova kam kujtime shumë të bukura, qofshin këto në aspektin profesional, apo social, kam miqesi shumë të mira, që vazhdoj t’i ruaj edhe sot me shumë fanatizëm.

Indeksonline: Koncerti yt pritet të jetë koncert i madhë. A keni vështiresi në organizim, çfare prisni nga nata e sotme?

Bleona: Natyrisht që nuk është e lehtë të organizosh një koncert, nëse do të ishte kështu të gjithë këngëtarët do ta bënin këtë, por dashuria për këngën dhe për fansat që më kanë mbështetur këto 20 vjet, bën që për mua të mos ketë pengesa. Ajo që pres unë nga 8 shtatori është që Sheshi të mbushet plot dhe që fansat të kënaqen me këngët e mia dhe të të ftuarve të mi.

Indeksonline: Jeta në Amerikë ju ka ofruar ndoshta një mundësi më shumë për karrier, por a keni menduar se kjo mund të ndikojë negatizisht në karrieren tuaj shqiptare? A ka pas raste kur mendoni se jenj akuzuar padrejtesisht për ndonjë veprim te juajin?

Bleona: Nuk besoj kurresi se karriera ime në SHBA mund të ndikojë negativisht në karrierën që kam ndërtuar në Shqipëri, madje përkundrazi besoj se do të ndikoje vetëm për mirë. Shqiptarët nuk kanë arsye pse të mërziten në rast se një prej tyre, eshte duke bërë karrierë në Hollywood. Sa i takon rasteve kur më kanë akuzuar padrejtesisht, i kam sqaruar të gjitha në media dhe veç kësaj s’më pëlqen të viktimizohem. Shqiptarët e dijnë, e kanë ditur gjithmonë që une i dua shumë dhe që gjithë këtë mund po e bëj për ta. Përndryshe për sa kohë jemi te famshëm, duhet te marrim parasysh edhe që disa deklarata tonat mund të keqkuptohen, apo keqinterpretohen.

Indeksonline: Perndryshe, çka pas këtij koncerti?

Bleona: Pas këtij koncerti do të ketë të tjera ndalesa, në Tiranë do të jem me 25 shtator, ndërsa në Gjermani me 29…Datat e tjera te koncerteve nepër Diasporë do t’i njoftoj në Facebook dhe Twitter. Natyrisht me rikthimin në SHBA do të ketë edhe projekte të tjera, por keto do t’ja leme kohës për t’i zbuluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here