Shpeshherë kur shohim këngëtare apo prezantuese spektaklesh në television, habitemi dhe themi: “Si ka mundësi që sa më shumë kalon koha, këto zbukurohen…”, a thua se koha nuk ikën dhe nuk lë gjurmë për to? Jo!

Sigurisht, koha ikën dhe lë gjurmë për këdo, por ka nga ata njerëz që luftën me kohën, e bëjnë me bisturi. Ka nga ata njerëz që po me bisturi rregullojnë ndonjë “prapësi” të vogël që mund t’u ketë krijuar natyra. Dhe për ato femra që nuk mjaftohen me pamjen e tyre… vjen bisturia dhe botoksi.

Ka nga ato, të cilave operacioni u ka dalë i sukseshëm dhe i është rregulluar mjaft imazhi, ndërsa ka disa të tjera për të cilat ne kemi rezerva.

Sonila Meço
Sonilën p.sh.: e klasifikojmë në listën e “bisturisë pa sukses”. Nuk e dimë se si e ka menduar veten Sonila, por rëndom dëgjohet të thuhet: “Është bërë e keqe, ka qenë më e mirë para operacionit”. E në fakt… botoksi dhe bisturia tek Sonila ka bërë disa ekzagjerime.

Alketa Vejsiu
Alketa pa frikë mund të ishte imazhi i një reklame për kirurgjinë estetike. Kush e mban mend Alketën në fillimet e saj, e di mirë që rezaultatet e ndërhyrjes kirurgjikale kanë qenë mahnitëse. Pa ekzagjerime, vetëm një rimodelim i duhur i formave dhe ajo duket gjithnjë… perfekte!

Rozana Radi
Rozana e ka pasur gjithë hallin tek “parakolpi”. Nëse krahason fotot para dhe pas operacionit, e kupton mjaft qartë se përse tani dekoltetë janë bërë veshja e preferuar e Rozanës. Në fakt, operacioni për zmadhimin e gjoksit nuk është ndonjë operacion i rrallë. Tashmë këtë lloj operacioni e bëjnë dhe femra të thjeshta, e jo më Rozana, së cilës për të thënë të drejtë, i duhej. Fundja, këngëtaret, si kudo në botë nuk bëjnë fansa vetëm me muzikë, por dhe me hiret e tyre.

Ingrid Gjoni
Ingridi nuk ka rrezikuar shumë me bisturinë, e megjithatë nuk i ka rezistuar tundimit. Ndryshe nga të tjera që kanë bërë hundë, mollza e ku dimë se çfarë tjetër, Ingridi ka bërë një ndërhyrje në buzë. Nëse krahason buzët e Ingridit të fillimit, me buzët tani e kupton mjaft qartë se përse buzët janë aq mishtore.

Orinda Huta
Ka disa njerëz që kirurgjinë estetike e kanë të nevojshme. Një rast i tillë është Orinda, hunda e të cilës nuk ka asnjë lidhje me Orindën e parë. Ne jemi të sigurt që edhe po të mos ishte këngëtare, Orinda sërish do ta kishte bërë operacion hundën.

Arbërie Hadërgjonaj
Arbëria është rasti tipik ku mund të thuash me plot gojë “më e mirë e ëma se e bija”. Nëse e krahason me vajzën e saj, Anxhelina, zor se dallon kush është e ëma dhe kush është e bija. Por do ishim naivë që të mendonim se gjithë kjo bukuri është e natyrshme. Nejse, në fund të fundit Arbëries ia lejon dhe mosha./shekulli/

1 Koment

  1. Alberia asht shum kompleksive ,koheve te fundit duket si tranvestit ,asht nji person qe per interesa personale te shkel edhe neper kufoma ,me nje fjal narciz karakter

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here