Të brendshmet e Kylie Minogue kanë nxitur shumë vëmendje, pasi këngëtarja i ka hedhur ato në një ankand bamirësie. Organizatorët pritnin që t’i shesin ato për dy mijë dollarë, por çmimi arriti deri në pesë mijë dollarë.

Në shkëmbim të këtyre parave blerësi ka marrë një palë të brendshme prej mëndafshi të këngëtares së famshme.

Kylie këto të brendshme i kishte veshur për një kalendar seksi, kurse këto të ardhura do të shkojnë për “StudyVox Foundation”, i cili fondacion po përpiqet që të promovojë të gjitha llojet e veprimeve humanitare.

“Faleminderit blerësit të mistershëm. Fitimi do të ndihmojë shumë njerëz të rinj”, kishte shkruar Kylie në “Twitter”.

Në ankandin e njëjtë është shitur edhe kopja e albumit “The Man Who Sold The World”, e nënshkruar nga David Bowie, dhe xhaketa e lëkurës së këngëtarit Johnny Cash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here