Adi Krasta nuk ka folur ende për largmin e tij të bujshëm nga Top Channel. Ende nuk dihet se ku do të vazhdojë, pas që kalimi i tij në Vizion Plus nuk është konfirmuar ende.

Por, ajo që dihet është se gjiganti televiziv shqiptar, Top Channel mund të marrë masa ligjore kundër tij, sepse e ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën.

Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’.

Ky vendim është marrë me dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë, prandaj dhe ‘Top Channel’, duke e falënderuar nga njëra anë zotin Krasta për vitet e bashkëpunimit, në anën tjetër do të mbetet i vendosur në zbatimin me rigorozitet të të gjitha pasojave juridike që rrjedhin më pas”, ka thënë Adrian Proko, drejtor i Departamentit për burime njerëzore në TCH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here