Reperja e njohur, Tayna, po qëndron së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke mbajtur atje koncertet e radhës, gjersa është bërë e ditur edhe se ka nisur xhirimet e një klipi atje.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë e ndjekur dhe shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj të përditshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni ka treguar se i është rikthyer sërish pamjes së dikurshme.

Pas eksperimentimeve të shumta në stil, ajo ka vendosur që të bëhet sërish një brune atraktive.

Në imazhet e fundit të ndara me ndjekësit e saj, Tayna ka pozuar mjaft tërheqëse me flokët e zeza në stilin kaçurrela.

“Sapo u bëra brune sërish”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ky ndryshim i ri është pritur mirë nga fansat e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here