Tayna është një ndër këngëtaret më të kërkuara gjatë këtij viti sa ii përket koncerte anembanë trojeve shqiptare.

Rep-artistja ka sjell një numër të madh të këngëve gjatë këtyre muajve, të cilat u shndërruan në hite dhe ka bërë një mijëra fansa për vete.

E njëri prej tyre duket se është i “çmendur” pas hit-bërëses “Caliente” e ka befasuar tejet mase, të cilën gjë bukuroshja e ka ndarë në rrjetet sociale.

Ai i ka blerë rreth 200 trëndafila dhe i ka ndarë në pesë buqeta të ndryshme në formë të zemrave gjersa me 50 sosh të bardha ka shkruar emrin e Taynas.

Kjo e fundit nuk ka dhënë shumë detaje se kush është fansi apo personi që ia ka dhuruar këto pos që imazhin e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here