Taylor Swift është duke kryesuar nominimet para ceremonisë së ndarjes së çmimeve për muzikën ‘country’, Country Music Association.

Bukuroshja bjonde pritet të jetë një prej atyre që do të fitojë më së shumti çmime në ceremoninë që do të mbahet në nëntor.

Swift do të kërkojë të fitojë sërish titullin e këngëtares së vitit për zhanrin e muzikës ‘country’, kurse do të ketë konkurrencë shumë të fortë në këtë kategori nga Brad Paisley, Jason Aldean, Kenny Chesney dhe Blake Shelton.

Konkurrencë të fortë Swift do të ketë edhe për çmimin e këngëtares së vitit në muzikën ‘country’. Përkrah saj të nominuara janë edhe Kelly Clarkson, Miranda Lambert, Martina McBridge dhe favoritja Carrie Underwood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here