Taylor Swift i kthehet skenësTaylor Swift performon në Teksas para 80 mijë shikuesve . Duke elektrizuar adhuruesit e saj, Taylor Swift ka performuar në koncertin e saj të vetëm të mbajtur gjatë vitit 2016, që ishte mbajtur të shtunën mbrëma gjatë “Formula 1 US Grand Prix” në Ostin.

Në majën e këngëve të performuara nga ajo, siç raporton “E! News”, për të parën herë ajo ka performuar hitin “This Is What You Came For”, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjatë muaji korrik, revista “People” kishte konfirmuar se Swift këtë këngë e kishte shkruar me dikë. Ky dikush ishte Calvin Harris muzikanti me të cilin asokohe ajo ishte në lidhje.

Me sa duket, në këtë koncert kishin marrë pjesë rreth 80,000 shikues. Si gjithmonë, bukuroshja kishte veshur një palë pantallona të ngushta me ngjyrë të zezë dhe me xixa. Floku i saj ishte i lirë, ndërsa grimi ishte minimal, ku më shumë theksohej buzëkuqi i kuq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here