Taylor Swift hakmerret ndaj Katy Perry-tTaylor Swift duket se kur dëshiron të marrë një gjë, ajo mer hak në çdo mënyrë ndaj kundërshtareve të saj. Duket se e njëjta gjë ka ndodhur me Katy Perry-n, të cilen nuk e ka përfshirë në klipin e saj më të ri.

Por dhe kjo e fundit nuk ka lënë pas kritikat, pasi klipi nuk ka qënë aspak për shijet e saj. Taylor Swift sapo ka publikuar klipin e këngës së saj me të re të titulluar “Bad Blood”, ku janë shfaqur personazhe të famshëm publikë.

Sipas një burimi të brendshëm të “Hollywood Life”, këngëtarja amerikane Katy Perry nuk është impresionuar aspak nga kjo video muzikore.

“Ajo e pa klipin dhe mendon se edhe pse ka punuar shumë, videoja duket shumë dëshpëruese. Ajo e pëlqeu shumë këngën, ndërsa klipi ishte tepër bezdisës për të”, ka thënë burimi pranë këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here