Taylor Swift dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga përmbytja në LuizianëKëngëtarja Taylor Swift ka vendosur t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në Luiziana, duke dhuruar një milion dollarë për nevojat e tyre.

“Fakti që kaq shumë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë është trishtues”, ka deklaruar ylli i popit, transmeton Topchannel.

Swift ka inkurajuar të gjithë ata që mund të ofrojnë ndihmë ta ndërmarrin këtë hap dhe ka ftuar të gjithë që të luten për banorët e Luizianës në këto momente të vështira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here