Taylor Lautner është në rrugë për t’u bërë aktori tinejxher më i paguar në Hollywood, pasi 17-vjeçari do të fitojë 7.5 milionë dollarë nga filmi i tij i ardhshëm.

Lautner, i cili bëri famë me rolin e njeriut-ujk Jacob Black në serinë e filmave “Twilight”, do të marrë shumën e përmendur për të luajtur në filmin “Northern Lights”, prapa të cilit projekt është Tom Cruise dhe i cili do të realizohet nën regjinë e John Moore.

Taylor, i cili tregon trupin në disa skena të vazhdimit të “Twilight”, “New Moon”, ka thënë së fundi se ai është i lumtur të tregojë trupin edhe në role të tjera filmike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here