Taulant Mehmeti në Bern Jazz FestivalMehmeti ka bërë të ditur për KultPlus që do të performojë në Festivalin e njohur në Bern Jazz Festival për një javë rresht, nga data 5 deri më 9 prill.

Instrumentali me ritme tradicionale ballkanike i kombinuar me jazzin modern e që quhet “Kosovology” është projekti i fundit jazz i kitaristit Taulant Mehmeti. Mehmeti ka bërë të ditur për KultPlus që do të performojë në Festivalin e njohur jazz në Bern për një javë rresht, nga data 5 deri më 9 prill.

Në këtë festival ai do të jetë së bashku me quartetin e tij që përbëhet nga Baden Goyo-piano, Jill Mckenna-bass dhe Liam Zahm-daulle. Festival Jazz International Bern do të mbahet nga 12 mars deri më 21 maj 2016. Festivali është themeluar në Zvicër dhe çdo vit është vizituar nga më shumë se 20.000 persona të dashuruar mbas jazzit.

“Po ndihem shumë mirë që do të jem pjesë e një festivali të tillë dhe gjithashtu është një mundësi shumë e mirë për mua, sepse në këtë festival çdo vit performojnë legjendat e jazzit. Programi me të cilin do të paraqitemi atje është muzika ime origjinale që e kam kompozuar, gjithashtu edhe disa pjesë që nuk janë origjinale por janë të aranzhuara nga unë” tregoi për KultPlus, kitaristi Taulant Mehmetaj.

Momentalisht Mehmeti është student në New York School for Jazz dhe Contemprary Music. Ai është një performues aktiv në skenat e New Yorkut, ku ka luajtur dhe interpretuar në Blue Note, B.B. Kings, Iridium e të tjera. Muzika që Mehmeti e krijon e ka bërë atë pjesë të dhjetëra festivaleve internacionale të Jazzit. “Pinxhur n’Pestil” quhet albumi i tij debutues të cilin e ka realizuar me bendin e tij “Trio Of Love”, ky album është vlerësuar shumë nga kritikët.

Bern Jazz Festival është festival ndërkombëtar i jazzit, i cili tërheq artistët kryesorë në jazz, blues dhe ungjillit. Muzikantët e kategorive të mëposhtme kanë luajtur në Bern International Festival Jazz që nga viti 1976: Jazz & Blues Bands, Cornet, Fluegelhorn, saksofon, klarinetë, trombon, piano, kitarë, bas, bateri, Percussion, Accordio, flaut, Mouthharmonica, organ, Tuba, vibrafon, Violin, Jazz & Blues Singers, Gospel Grupet & SingersDancers .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here