Dafina Rexhepi, që nga paraqitja e saj e parë është vlerësuar si këngëtare që premton shumë në botën e muzikës.
E lindur dhe rritur në Gjermani, ajo u shfaq në skenën muzikore shqiptare me disa bashkëpunime.

Këngët e saj më të njohura deri tani janë “Ti mi then kufijte”, në të cilën Dafina këndon me Etnon (Etno Engjujt), si dhe “Delicious”, në bashkëpunim me Mc Kreshën, duke mos lënë anash as bashkëpunimin me Kaos, në “Party and bullsh*t”.

Pas këtyre bashkëpunimeve të suksesshme, Dafina do të sjellë një këngë solo, bashkë me videoklip të titulluar “Tash”, që do të publikohet së shpejti.

Ditë më parë, Dafina së bashku me Argjentina Ramosaj e Gjirën, kanë performuar në koncert humanitar, në ndihmë të një vajze që vuan nga leukemia.

Koncerti kishte për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj, ndërsa organizatorë të kësaj ngjarje bamirëse ishin nxënës të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here