TarantinoQuentin Tarantino thyen rekordin personal te arketimeve me suksesin e tij me te fundit “Inglourious Basterds” ku protagonist eshte Brad Pitt.

Ne kinemate amerikane filmi ndodhet ne krye te renditjes me 37.6 milione dollare, 10 milione me shume se sa parashikimet. Ne te shkuaren, gjate javes se pare te premieres, Tarantino kishte arritur te arketonte vetem 25.1 milione me filmin “Kill Bill”. Por rekordin e arketimeve me te medha gjate gjithe shfaqjes ne kinema, Tarantino e ka me “Pulp Fiction” qe ka arketuar ne total 107 milione dollare ne SHBA dhe Kanada.

Ky eshte nje kufi qe “Inglorious Basterds“ mund ta harrije me lehtesi. Filmi qe bazohet ne historine e gjuetise se nje grupi te stervitur hebrenjsh ndaj mbeturinave naziste, ka kushtuar 70 milione dollare. I shfaqur ne muajin maj ne Kane, filmi permban skena te dhunshme ku nazistet e ngelur pas Luftes II Boterore vuajne dhunen e hebrenjve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here