Tamara EcclestoneBaladat e Eltoni Johnit janë zgjidhje e përkryer për martesa romantike e kur jeni vajzë e pronarit të Formulës 1, nuk jeni të detyruar të kënaqeni me interpretim të ndonjë bendi anonim, por mund t’i drejtoheni interpretuesit origjinal. Tamara Ecclestone i ka ofruar Elton Johnit 1 milion funte (rreth 1.2 milion euro) që të këndojë e luajë në dasmën e saj. Tamara Ecclestone (28 vjeçe ) në qershor do të martohet me Jay Ratlend, ish – broker me të cilin u fejua vetëm pas dy muaj lidhjeje.

Në dasmë do të këndonin Elton John, Lionel Richi dhe d – j Calvin Haris, e priten edhe mysafirë të njohur si princesha britanike Beatrice.

Më shumë se 150 mysafirë do të fluturojnë në jugun Francës ku në hotelin “Du Cap Ferrat” më 10 qershor do të fillojë dasma që do të zgjasë tre ditë.

Çifti ia ardhshëm ka rezervuar 73 dhoma në hotel dhe për këtë ka shpenzuar 600.000 funte (rreth 700.000 eura).

Siç shkruan Daily mail, Elton John ende nuk është sqaruar rreth ofertës. Ai viteve të fundi shpesh ka kënduar nëpër dasma e honorarin e dhuron për qëllime bamirësie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here