Aktorët e shout televiziv humoristik “Portokalli” të Top Channel të çmendur pas muzikës tallava në një nga restorantet e Tiranës.

Salsano Rrapi aktori dhe udhëheqësi i shout humoristik është në qendër të vëmendjes së mbrëmjes së muzikës tallava të mbajtur vetëm disa muaj më parë në një nga lokalet e Tiranës, ku ai vallëzon tallava duke u përshëndetur në mënyrë speciale nga këngëtari i mirënjohur i këtij stili të muzikës Muharrem Ahmeti i njohur tashmë në koluaret e muzikës tiranase si Rrem Tirona.

Pas Salsanos, duke kërcyer nën emocione të forta edhe aktorët Besart Kallaku i njohur si Gjini, dhe Florian Binaj, polici dhe Edi Rama i Portokallisë. Aktorët vallzojnë, fotografohen dhe janë në qendër të vëmendjes me përshëndetjet që i vijnë nga këngëtarët dhe orkestra e tallavasë. (INA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here