Takat janë fetishi botëror numër njëNjë mjet që tërheq vëmendjen e meshkujve, një armë e fortë joshjeje për femrat, taka e hollë mbetet në majë të preferencave.

Përkrah balerinave të sheshta, të rrumbullakëta e të sigurta, në pasarela sfilojnë përherë këpucët e larta turbulluese. Ekstreme, provokuese e marramendëse.

Shkopi i hollë mitik poshtë thembrës është një fiksim i përhershëm i femrave. Mjafton një dhjetëshe centimetrash për t’u zhvendosur në një dimension tjetër, ku këmbët bëhen shumë të gjata dhe burrat të bien në këmbë.

Në anën tjetër, takat e larta nuk u japin marrje mendsh vetëm atyre që i veshin. Përkundrazi, bëhet fjalë për një çoroditje të lehtë, nga e cila pak meshkuj mund të mos preken. Me pasoja të paparashikueshme. Nga teknomanët, që nuk kanë nguruar të lidhin fetishin e hi-tech-un, duke krijuar pajisje të frymëzuara nga kjo temë, deri në rastet më të skajshme.

Në Londër, për shembull, një burrë sulmon hirushet e tij në rrugë për t’u marrë këpucët me taka shumë të larta. Po t’ju bjerë rasti të shkoni në Londër dhe një i çmendur ju rrëmben këpucët, mos u shqetësoni: është një maniak i fiksuar pas këpucëve. Cili qytet do ishte më i përshtatshëm se Londra për të kënaqur këtë mani?

Takat janë fetishi botëror numër një

Këmbët janë pa dyshim objekti më popullor i dëshirës seksuale. Paralelisht, këpucët janë elementi i fetishit që zgjat më shumë dëshirën.

Në bazë të shijes mbizotëruese mbi preferencat seksuale, këmba (dhe veçanërisht gishtat) janë objekti më ngacmues i dëshirës. 47% e personave të pyetur në botë pranojnë se parapëlqejnë këtë pjesë të trupit mbi të gjitha pjesët e tjera, që ngacmojnë oreksin seksual. Për sa u përket objekteve jotrupore, humbin pikë të brendshmet (12%) dhe fitojnë pozicion këpucët dhe çizmet (64%).

Sipas “Independent on Sunday”, studiuesit deklarojnë se nuk e dinë si dhe pse zhvillohen preferenca të tilla seksuale.

Cilado qoftë arsyeja e interesit të spikatur erotik për ekstremitet e trupit femëror, në kuadër të erotizmit dhe joshjes, për takat vendi i parë është absolut. “Nga këpucët me taka nis interesi për një grua, një sfidë, një mister për çdo burrë. Sepse asnjë nga ne nuk e di si do përfundojë e gjitha kjo”, është shprehur një nga aristokratët evropianë, i njohur për famën e vet prej donzhuani.

Dhe i ka bërë jehonë koreografi dhe balerini i preferuar i Madonna-s, Gwen Stefani-t dhe Ricky Martin-it. “Takat janë seksi. Ka diçka intriguese, shumë çoroditëse t’i shohësh te femra. Gati një felin, absolutisht të bukura. Kur një grua mban taka, ndryshon deri dhe vështrimin. Sy depërtues, të drejtpërdrejtë, sensualë”.
Nga bota e modës, Guillermo Mariotto, drejtori krijues i firmës Gattinoni, është i bindur: “Taka është seksi. Është shumë sensuale, sepse e detyron femrën të lëvizë me një lëkundje konstante. Një armë joshjeje, dominimi mbi burrat. Është sikur taka do donte të thyente me ëmbëlsi, me dhunë. Një supremaci “psikologjike”, që ka bërë pjesë gjithmonë në imagjinatën mashkullore”.

Në fund, ja dhe një citim i Madonna-s, që ka deklaruar se do preferonte një palë Manolo në vend të seksit: “Këpucët janë më të mira se seksi, sepse rezistojnë më gjatë”. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here