Tajra nuk ka besuar që Braun ka rrahur RihananIsh-supermodelja dhe tani udhëheqësja televizive, Tajra Benks, e ka pasur të vështirë të besojë që Kris Braun e ka rrahur ish-të dashurën e tij Rihana, duke qenë se reperi më herët kishte folur për sjelljet e dhunshme të njerkut të tij dhe traumat që i kishte përjetuar nëna e këngëtarit nga ai.

Benks e pranon se nuk kishte besuar për veprimet e Braunit, derisa e kishte parë fotografinë e Rihanas me fytyrë të mavijosur.

“Ishte vërtet shokuese kur dëgjova për herë të parë që ka ndodhur.

Ka shumë thashetheme në industrinë argëtuese dhe unë thash me vete është vetëm një thashetheme. Ndërsa pastaj, gjithnjë e më shumë fakte nga policia dolën, pastaj fotografitë… Isha në shok”, ka thënë ajo në emisionin e Lerri Kingut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here