Shumë yje të njohura të skenës muzikore preferojnë që me kohën të bëjnë ndryshime në pamjen e tyre.

Një gjë të tillë së fundmi ka bërë edhe këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi, transmeton Gazeta Express.

Ryva ka prerë flokët e gjata duke i bërë të shkurta dhe gjithashtu i ka ndryshuar edhe ngjyrën.

Tani këngëtarja simpatike ka bërë flokët më ngjyrë të kuqe por më të mbyllët.

Duket se pamja e re po i ka hije shumë asaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një imazhi që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme tani është më pak aktive në skenën muzikore. Kjo pasi që ajo tashmë është më shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj.

Ryva dhe bashkëshorti i saj para disa muajve janë bërë prindër për herë të parë./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here