Ka ndërruar jetë nëna e aktorit Sylvester Stallone, në moshën 98 vjeçare.

Vdekjen e saj e konfirmon djali Frankie, ku tha se ajo ndërroi jetë sot në mëngjes, shkruan DailyMail.

Ajo ishte nënë e katër fëmijëve Tommy, Sylvester, Frankie dhe vajzës se ndjerë Toni Ann.

Frankie ndau me publikun një seri fotografish me një dedikim kushtuar asaj, ku ai quan nënën e tij një grua plot jetë dhe e patrembur.

Jackie gjithashtu la pas burrin e mbi dy dekadave Stephen Marcus Levine, në anën tjetë ajo ka fëmijët Sylvester dhe Frank me ish-burrin e ndjerë Frank Stallone Sr, ndërsa Toni D’Alto me ish-burrin Anthony Filiti.

Frankie në postimin e tij në Instagram tregoi se ajo kishte shtatë nipër e mbesa dhe se vëllai i tij i madh Sylvester u kujdes për të si një mbretëreshë për tërë jetën e saj. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here