Stallone ka thënë se filmi i tij i ri “The Expendables” mund të jetë edhe i fundit, pasi ai është duke menduar të heqë dorë nga aktrimi dhe të përqendrohet në punën e regjisorit.

Aktori 63-vjeçar, i njohur veçanërisht për rolet e boksierit Rocky Balboa në vargun e filmave “Rocky” si dhe të ushtarit problematik John Rambo nga seria e filmave “Rambo”, thotë se ai mund të mos luajë më role të tjera në karrierën e tij.

Jam në një kohë të huazuar. Në këtë moshë dëgjoj orën duke rënë dhe më duket aq e zhurmshme sa zhurma e Big Ben. Ambicie e fundit është të ndjek hapat e Clint Eastwood dhe të dal të bëj regjinë e filmave pa qenë vetë në ta”, ka thënë Stallone.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here