Është artistja që ka shitur më shumë disqe në Amerikë për vitin 2009, pas Michael Jacksonit.

Pasi ka fituar çdo çmim të mundshëm nga MTV Video Music Awardsnë Country Music Awards, Taylor Swift është edhe në listën e të nominuarve për çmimet Grammy, që do të ndahen më 31 janar.

Bëhet fjalë vetëm për një 21-vjeçare, e cila nuk përdor shumë grim e që shoqërohet nga e ëma nëpër turnetë botërore.

Është bionde, sykaltër dhe me natyrën e vajzës së mirë e me talentin e padiskutueshëm që ka, arriti të fitojë zemrat e fansave.

Sipas muzikologëve, Taylor ia ka dalë të bëhet e famshme duke u sjellë me masë, pa përdorur fjalë të pista e pa kërcyer e lakuriqur para publikut. Pavarësisht parave dhe famës, Taylor vazhdon të ngasë të njëjtën veturë Lexus, që i është dhuruar nga prindërit kur ishte 15 vjeçe.

Ajo nuk bën çmenduri si Paris Hilton, thjesht për të rënë në sy për shkak të parave që ka, transmeton Top-Channel . Megjithatë, edhe ajo ka pasur momentet e veta ekstravagante, si,fjala vjen, kur mori me qira një super autobus me veglat e palestrës kudo nëpër botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here