swiftI ka ardhur në maje të hundës dhe më nuk po dëshiron të takohet me meshkuj të famshëm. Këngëtarja e muzikës kantri,Taylor Swift ka thënë se është ngopur nga lidhjet me emra të njohur të showbizzit dhe ndonëse edhe vet i përket asaj bote, ka vendosur që më mos të bëjë gabime të tilla.

Deri më tani, Taylor ka qenë e lidhur me emra të njohur të muzikës dhe filmit si, Harry Styles, Jake Gyllenhaal, Joe Jonas, John Meyer, Taylor Launter etj.

“Nuk është se unë kam pasur qëllim të shkoj pas meshkujve në industrinë e argëtimit. Puna është se ata më janë qasur mua. Ju kurrë nuk mund ta dini se kush u kërkon që të dilni por mendoj se nuk do ta bëjë më këtë gjë”, është shprehur Taylor gjatë një interviste dhënë së fundmi.

I dashuri i fundit I këngëtares ka qenë Harry Styles i grupit ‘One Direction’ me të cilin ishte në lidhje vetëm për disa javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here