Taylor Swift ka braktisur Harry Style të One Direction pas një diskutimi të zjarrtë në pushimet në Ishujt e Virgjer të Anglisë. Çifti e bëri publike lidhjen në fillim të dhjetorit dhe mesa duket nga disa burime të New York Post, ajo e ka braktisur këngëtarin.
Po ashtu dhe një burim tjetër e ka konfirmuar ndarjen në MailOnline :”E konfirmoj që janë ndarë. Ishin me pushime dhe patën një zënkë të forte, por nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”.
Këngëtarja 23 vjeçare kishte fluturuar për në ishuj për të festuar me të dashurin festen e fundvitit, por vetëm pas tre ditësh ajo u largua. Swift është parë vetëm ndërsa ishte në aeroport, ndërsa Style është parë në një resort privat të Richard Banson në Necker Island në një festë.
Burimi:infoalbania.org