Swift e Smith kryesojnë me nominime për BMAPop-ylli Taylor Swift dhe këngëtari britanik i muzikës soul, Sam Smith, që janë edhe artistët më të shitur të vitit të kaluar në SHBA, kryesojnë me nominime për finalistët e Billboard Music Awards 2015.

Swift, 25-vjeçe, mori 14 nominime ndërsa Smith, 22-vjeç, mori 13, përfshi edhe atë për top-artistin.

Kënga “1989” e Swiftit do të konkurrojë me atë të Smithit, “In the Lonely Hour” për çmimin e albumit më të mirë. Dyshja do të ndeshen edhe për këngën më të mirë “Hot 100”, kategori në të cilën kënga e Swiftit, “Shake it Off” do të ndeshet direkt me atë të Smithit, “Stay With Me”, transmeton Koha.net.

Pop-ylli tjetër, Katy Perry, bendi britanik One Direction dhe këngëtarja Ariana Grande janë nominuar gjithashtu për çmimin e artistit më të mirë.

Perry dhe Grande do të garojnë me Swiftin, Meghan Trainor dhe reperen nga Australia, Iggy Azalea, për artisten më të mirë, ndërsa Smith do të përballet me Drake, Pharrell Williams, Ed Sheeran dhe Justin Timberlake për artistin më të mirë.

Azalea, 24-vjeçe, pranoi 12 nominime, përfshi atë për artisten më të mirë, kategori në të cilën do të përballet me Smith, Trainor, bendin australian “5 Seconds of Summer” dhe këngëtarin irlandez, Hozier.

Revista “Billboard”, e cila mbulon industrinë e muzikës, ka thënë se finalistët janë bazuar në interaksionet e fansave në raport me muzikën, përfshi shitjet e albumeve dhe shitjet digjitale, turnetë, transmetimet në radio, dëgjimet e këngëve online dhe ndërveprimet në ueb-faqe të mediave sociale dhe faqe tjera online për muzikë.

Ceremonia do të mbahet më 17 maj në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas. /koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here