SSwift- Harris reklamojnë të brendshmeA ju kujtohet David dhe Victoria Beckham kur kishin pozuar për kampanjën e rrobave të brendshme “Armani”?

Atëherë, përgadituni për një reklamë tjetër aq seksi sa ajo pasi këtë do ta realizojnë çifti më i dashur në botën e muzikës aktualisht, Taylor Swift dhe Calvin Harris.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për Daily Star se çiftit i janë ofruar 10 milionë dollarë për të qenë pjesë e kampanjës promocionale me qëllim global.

“Drejtuesit e “Armani” kanë mënduar se Taylor dhe Calvin mund të arrijnë suksesin e David dhe Victoria në kampanjë” tha ky burim.

“Taylor dhe Calvin janë aktualiti më I nxehtë në planet tani.Reklamat e Calvin kanë ecur mirë dhe ndihmuan këtë markë të arrijë një audiencë të ndryshme” shtoi ky burim.

Ndonëse Calvin ishte pjesë e rekalamave, Taylor është parë të refuzojë shumë të tilla.

Në vitin 2014 ajo i tha revistës Rolling Stone se ajo është shumë e kufizuar për të hequr rrobat e saj për foto duke pranuar se kjo e frikëson atë.

“Është e trishtueshme kur shoh kamerat në dhoma dhe banjo. Unë nuk eci lakuriq me dritaret e hapura, sepse është një vlerë mbi të cilën besoj” kishte thënë Swift.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here