Një nënë ka shpërthyer në lotë pasi kuptoi se Taylor Swift i ka kushtuar një këngë djalit të saj të ndjerë.
Maya Thompson e humbi djalin e saj Ronon nga kanceri vitin e kaluar dhe e ndau me të tjerët eksperiencën e saj të dhimbshme në Twitter të cilën e pa këngëtarja 22 vjeçare, e cila menjëherë shkroi një këngë për 3 vjeçarin.
Kënga titullohet “Ronan” të cilën e interpretoi në organizimin “Stand Up 2 Cancer” të premtën e kaluar në Los Angeles.
“Gjaku mu ngri kur dëgjova Taylor teksa thoshte, e shkrova këtë këngë për Ronan. Nuk mund të ndaloja lotët pas kësaj”, tha Maya.
Ajo gjithashtu tha se Taylor është një engjëll që mundohet tu ndihmojë të gjithëve.