Fituesja e dyfishtë e Oskarit është paraqitur për edicionin e revistës britanike InStyle, me një fustan elegant, e buzëqeshur dhe e bukur, romantike dhe me flokët që i shkëlqenin.

Aktorja është shfaqur më mirë se asnjëherë më parë me fotot e fotografit Michelangelo Di Battista.Hilary u shfaq në kopertinë me flokëve të tretur, e bukur dhe e buzëqeshur dhe me një kombinim interesant të veshjes.

Fituesja e Oskarit zbuloi për revistën sekretet e thella në lidhje me dashurinë dhe karrierën.Ajo foli për të kaluarën jo aq të shkëlqyer kur kishte varfëri.Nga veshjet e mia që i ruaj në dollap ju mund ta shihni se unë nuk jam rritur në pasuri.”, thotë ajo

Hilary ka ndarë me lexuesit edhe detaje të jetës private.Duke komentuar për martesën nëntë-vjeçare me aktorin Chad Lowe, e ka quajtur atë një përvojë pozitive dhe kujtime të madhe të cilat do t’i mbesin përherë në zemrën e saj, pa marrë parasysh që ajo martesë dështoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here