SuzanaKëngëtarja e njohur Era Istrefi aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit “Redrum”, i cili është pëlqyer shumë nga publiku.

Kohëve të fundit, ajo është gjendur në Prishtinë pranë familjarëve të saj, teksa ia ka lejuar vetes të pushojë disa ditë.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot (e mërkurë) me rastin e festës së 8 marsit, Era ka publikuar një fotografi të nënës së saj, ish-këngëtares Suzana Tahirsylaj – Istrefi në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Dashuria e jetës sime. Urime 8 marsin. Dashnia jeme ma e sinqertë” (sic.), shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë, duke i uruar kështu festën e gruas mamasë së saj, për të cilën thotë se është dashuria më e madhe e jetës për të. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BRYs7tvDrWx/?taken-by=strefie

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here