Susan Sarandon, aktore dhe një aktiviste e njohur e së majtës, nuk u kontrollua dot kur u pyet se çfarë mendimi kishte për Papa Benediktin XVI.

“Papa i tanishëm është nazist”, u shpreh Sarandon gjatë festivalit të filmit Hamptons, në Nju Jork.

Protagonistja e ‘Thelma & Louise’ e përsëriti disa herë këtë koment edhe pse intervistuesi u mundua të ndryshonte temën.

65-vjeçarja u mbështet në faktin se Joseph Ratzinger i përkiste Rinisë Hitleriane para shumë vitesh.

Kisha e ka justifikuar këtë me faktin se Gjermania naziste e kishte të detyrueshme për çdo të ri anëtarësimin në Rininë Hitleriane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here