Një fëmijë i një ushtari të vrarë, ka kërkuar nga Naomi Campbell që t’i tërheqë fjalët e saja gjatë seancës gjyqësore ku supermodelja dëshmoi në rastin e gykimit të ish-presidentit liberian, Charles Taylor.

Supermodelja që është duke dëshmuar në gjykatën për krime të luftës në Hagë për shkak se pranoi të ashtuquajturit ‘diamantë të përgjakur’ nga ish-presidenti liberian, gjatë seancës tha se pozicioni në të cilin gjendej ajo ishte tejet i papërshtatshëm dhe pengesë e madhe.

Këto komente kanë zgjuar polemika, ndërsa tani Kabba Williams nëna e të cilit u vra gjatë luftës liberiane kërkoi nga supermodelja që t’i kërkojë falje popullit liberian.

“Ajo duhet të ketë turp. Është më shumë se një pozitë e papërshtatshme për mijëra të vrarë, mijëra të torturuar dhe mijëra të djegur për së gjalli”, theksoi Williams për Sunday Mirror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here