Supermodelja Karolina bëhet nënëNjëra nga supermodelet më të njohura në botë, Karolina Kurkova, ka sjellë në jetë një djalë. Karolina, 25 vjeçe, ka lindur të hënën në Nju-Jork, ndërsa zëdhënësi i saj ka deklaruar se nëna dhe foshnja janë të lumtur dhe me shëndet shumë të mirë.

Fëmija është si fryt i lidhjes së saj me producentin 36 vjeç, Arçi Drari, ndërsa djalin e kanë emëruar Tobin Xhek Drari.

Kjo dyshe tashmë janë të fejuar, ndërsa Karolina me shkathtësi i shmangë pyetjet e gazetarëve rreth martesës, mirëpo ajo disa herë ka deklaruar se gjithmonë ka dashur të ketë fëmijë, ndërsa tani kjo dëshirë edhe i është plotësuar.

Përndryshe, manekinia çeke karrierën e ka filluar në moshën 15 vjeçe, ndërsa në moshën 17 vjeçe ajo është paraqitur në ballinën e njërës nga revistat e modës më me ndikim në botë, ‘Voguea’.

Deri më tani ajo ka reklamuar disa nga bendet më të njohur botërorë dhe ka zbukuruar ballinat e revistave të ndryshme, ndërsa është njëra nga fytyrat mbrojtëse të firmës së rrobave të brendshme ‘Victoria’s Secret’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here