Supermodelja Adriana bëhet nënë Supermodelja Adriana Lima dhe burri i saj Marko Jaric kanë mirëpritur foshnjën e tyre të parë gjatë të dielës.

Modelja 28-vjeçare e Victoria’s Secret dhe basketbollisti serb tash janë prindër të vajzës Valentina Lima Jeric.

“Adriana dhe Marko janë të ngazëllyer të zbulojnë se kanë një foshnjë vajzë, Valentina Lima Jaric. Nëna, babai dhe foshnja janë që të gjithë mirë”, ka thënë zëdhënësi i modeles.

Dyshja filluan lidhjen në vitin 2006, para se martohen në Ditën e Shën Valentinit, vitin e kaluar. Lima më herët kishte thënë se do të dëshironte të ketë një familje të madhe./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here