Supermodel, rruga e gjate per te zgjedhur perfektenPlot 130 vjaza bukuroshe iu përgjigjën thirrjes dhe u drejtuan prane Top Channel, e filluan fazen e matjes, fotografimit dhe seleksionimit, te dhena keto qe do te fluturonin drejt New York-ut per te mberritur n tryezen e fotografit Fadil Berisha.

Por nje lajmerim shton ankthin e te gjitha pjesmarreseve. Nje Dite para spektaklit fotografi i njohur kishte mberritur per te pare te gjitha vajzat personalisht dhe per ta bere ne vend perzgjedhjen.

Keshtu ndodhi dhe brenda pak oresh shpresa per te qene nje supermodele u shua per 110 vajza bukuroshe, por vazhdoi madje u be me e ankthshme per 20 me te mirat qe i mbijetuan cdo testi. Pas pak oresh pritje fillojne provat e mirefillta te “Supermodel of Albania”.

Koreografia dhe ish supermodelja Lu u tregon vajzave hilet e zanatit. Si per te shtuar emoconet e 20 me te mirave, ne sallen e provave perkrah Fadilit shfaqet edhe Iris Miner, presidente e Ford Model. Dhe mbremja e shumepritur vjen. Per 20 vajzat finaliste kjo pritje ka zgjatur disa jave, per te tjera do te zgjase deri vitin tjeter. Nderkohe qe ambienti mbushet me te ftuar, personalitete dhe protagoniste supermodelet jane grimuar dhe presin me ankth ne prapaskene.

Lu jep keshillat e fundit, ndersa bukuroshet ende hezitojne te flasin per shtypin. Bestytni, por edhe perqendrim, ankth dhe emocione pa fund. Nje kenge e Michael Jackson u ngrin gjakun vajzave, jo se ai eshte idhulli i tyre, por kenga “In the closet” eshte kolona zanore e sfilates. Gjihcka ka filluar, nuk ka me prova, nuk ka me lojera, tani secila prej tyre do te tregoje qe eshte ajo supermodelja shqiptare per vitin 2009.

Te 20-a kalojne me radhe dhe vjen casti qe te gjitha bashke duhet te rikthehen ne pasarele per vendimin fatal. Nderkohe qe presidentja i afrohej Albana Osmanit, cdo njera prej vajzave ka bere skenarin e fitores ne mendje por presidentja do te therrite vetem nje emer. Per 15 vjecaren Mikaela jeta do te ndryshoje pas shqiptimit te cuditshem te emrit nga nje zonje e ardhur nga Amerika. Qe sot e tutje asgje nuk do te jete me si me pare per studenten e pianos, e cila nis rrugen e gjate si supermodele. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here